Sherri/ “Shkon me poture në Bruksel”, Rama: Edhe ti shikon nga pantallonat

0
253

Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër me analistin Mustafa Nano, këtë të enjte në emisionin.

Gjithçka nisi rreth qëndrimit të gazetarit në karrige, ndërsa më pas përfudnoi në veshjen e tyre.
Mustafa Nano: Unë mendoj Zoti Kryeministër që edhe sikur ta kishim marrë ‘po-në’ e Bashkimit Evropian, Shqipëria do të mbetej kjo që është , me fjalë të tjera jemi vendi më i mjerë i Evropës

Edi Rama: Po pse kështu?
Mustafa Nano: Sepse e tregoi edhe mbledhja e fundit që Maqedonia u veçua u diferencua nga Shqipëria

Edi Rama: Ere zotëri e di sa vjet ka Maqedonia që rri tek dera…është viti i 15-të për Maqedoninë që rri tek dera, ne kemi vitin e dytë…Si mendon ti dhe Maqedonia ndërroi emër , ndërroi identitet e kupton. Njësoj si ne ta kishim bërë Shqipërinë, Albania…

Mustafa Nano: Do na lejosh të shprehemi

Edi Rama: Nuk mund të thuash ti këmbë mbi këmbë ‘është vendi më i mjerë’..po pse qenka vendi më i mjerë?

Mustafa Nano: Ç’ke ti për një njëri si unë që rri këmbë mbi këmbë, ndërsa kryeministri shkon me poture në Bruksel dhe çuditen nga këmbë mbi këmbë. Pse çuditesh?

Edi Rama: Edhe ti shikon nga pantallonat që mësove ngjyrat e veshjeve nga unë. Edhe ti shikon nga pantallonat ëëë…. I lash unë ngjyrat i more ti. Unë s’të them pse i more ngjyrat.

Mustafa Nano: Dëgjo…

Edi Rama: Si mund të biesh ti në këtë nivel, të merresh me poturet./ Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here