Calja i përgjigjet Ramës: Zyrtarët e paaftë të ministrisë ju keqinformojnë!

0
103

Briken Calja fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes në Tajlandë, por pavarësisht arritjes së tij të madhe në një veprimtari të këtij niveli.

Peshëngritësi nga Shtërmeni ende nuk ka marrë shpërbilimin që i takon në bazë të rregullave të vendosura nga vetë shteti shqiptar.

Ky në fakt është një problem i madh i sportit në vend, ku sportistët elitarë zvarriten pa fund në pritje për të marrë shpërblimin e merituar.

Në një letër të hapur drejtuar kryeministrit Rama, kampioni shqiptar e cilëson Ligjin aktual të Sportit si më të mirin e viteve të fundit, por zbatimi i tij është lënë pas dore nga zyratrët e ministrisë së linjës, që sipas Caljes, kanë guxuar të keqinformojnë dhe kryeministrin.

Letra e hapur e Briken Caljes

“Z.Kryeministër, së pari ju falenderoj për përgjigjen ndaj problemit që unë po has në lidhje me shpërblimin e medaljeve si shkak i meseleve të një keqinterpretimi me ose pa dashje.

Së dyti, e ndoqa me vëmendje fjalën tuaj mbrëmë dhe po ju them që më është shtuar besimi që ju do i jepni një zgjidhje situatës.

Por nga ana tjetër, doja t’ju shprehja drejtpërdrejt faktin që zyrtarët e Ministrisë ju kanë keqinformuar dhe kanë përcjell tek ju një informacion që nuk ka asnjë bazë dokumentare.

Ekziston një dispozitë e qartë ligjore, jam shumë darkord me ju, dhe kjo dispozitë ligjore mbështetet në rregullat ndërkombëtare të Federatës Botërore, por doja t’ju vija në dijeni që rregullat ndërkombëtare nuk lexohen mbrapsht ashtu si i lexojnë qoftë nga paaftësia, qoftë nga padija specialistët e Ministrisë të cilët kanë bërë gjithë këtë mesele keqinformimi, duke ngritur një situatë aspak normale e të favorshme që unë të garoj e të jap më të mirën për ekipin kombëtar.

Po ju vë në dispozicion letrën që Federata Botërore i ka dërguar Ministrisë së Arsimit dhe sporteve si kthim përgjigje me kërkesë të kësaj të fundit lidhur me informimin mbi numrin e medaljeve dhe përcaktimin e shpërblimeve.

Siç shikohet qartë nga kthim-përgjigjja, rregullat ndërkombëtare që ju përmendni thonë qartë që në Kampionate Evropiane dhe Botërore sportisti mund të fitojë deri në tri medalje (shtytje, shkëputje, dygarësh) dhe shpërblimi bëhet në bazë të këtyre mendaljeve siç edhe ju e thatë.

Vetëm në rastin e Lojërave Olimpike sportisti mund të fitoj vetëm një medalje (dygarësh).
Për shpjegim dhe saktësim doja t’ju thoja që nuk po diskutojmë mbi VKM-në përkatëse por thjesht zbatimin e saj.

Ligji i sportit është më i miri i viteve të fundit por zbatimi i tij mbetet sfidë e madhe.

Dua t’ju marr disa minuta nga koha juaj e t’ju ftoj që ti hidhni një sy VKM-së, letrës kthim-përgjigjeje dhe rregullave ndërkombëtare për shpërblimet.

Jam i gatshëm të bashkëpunoj në çfarëdo forme që ti japim drejtimin e duhur kësaj rrëmuje artificiale të ngritur pa shkak.
Jam i gatshëm dhe sfidoj këdo që lexon mbrapsht një fjali të shkruar drejt dhe shqip.

Në pritje të zgjidhjes,
Brikeni”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here