Liqeni ngjyrë rozë që na ka fiksuar në rrjetet sociale ndodhet në Shqipëri dhe më afër seç mendonim!?

0
202

Me siguri e keni vënë re në disa foto të publikuara në Instagram, një vend të mrekullueshëm më ujë në ngjyrë rozë. Në fillim ishte fashionista Odeta Banushaj ajo e cila publikoi një video duke bërë photo shooting e zhytur në ujin në ngjyrë rozë.

Dhe ja, së fundi këngëtarja Ingrit Gjoni ka realizuar klipin e ri në këtë vend, që të gjithë jemi kuriozë ta dimë se ku ndodhet.

Për të gjithë ju të interesuarit, ky vend i mrekullueshëm ndodhet në Vlorë. Bëhet fjalë për një vend të quajtur Kriporet e Nartës që krijohet kur thahet uji dhe mbetet vetëm kripa.

Forma e dallgëve që shohim në foto, nuk është gjë tjetër veçse kripa e ngurtësuar.
Laguna e Nartës ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Vlorës, rreth 14 km larg saj dhe ka një sipërfaqe prej rreth 42 km 2.

Ajo ndahet nga deti Adriatik nga një rrip i ngushtë toke ranore, që përbëhet nga duna rëre dhe plazhe të vegjël pa bimësi të dendur, por me shumë shpendë vizitorë, mes të cilëve edhe flamingot.

http://www.goproshkodra.com/wp-content/uploads/2019/10/video_0-7-3.mov

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here