Policia e Durrësit pas aksionit të madh që zhvilloi pak më parë në Portin e Durrësit ka vënë në pranga 4 persona.
18 fugona policie mbërritën në Portin e Durrësit, në kuadër të një megaoperacioni policor pas informacioneve për praninë në këtë port të 2 kontenierëve me lëndë narkotike, armë dhe mallra kontrabandë.
Dhjetëra policë të Policisë Kriminale kanë nisur kontrollet në kontenierët e dyshuar, ndërsa Fax News ka ndjekur live këtë operacion në portin më të madh në vend.
Kujtojmë se një ditë më parë dha dorëheqjen dhe drejtori i Portit të Durrësit, Agron Tare.
Në një postim në FB Tare e argumentoi largimin e tij për arsye personale, ndërsa përshëndeti në fund dhe me një shprehje në italish: Ciao tutti, belli e brutti!