Shkodra përkundet prej shejtnisë së trinitetit: Kafja e Madhe – Kisha e Madhe – Arra e Madhe

0
905

Nga Rozafa Shpuza

Në Shkodër kumontë e kishave e altoparlantët e xhamive i kurdisin sahatet asisoj që mos me ia prishë ritmin shoqi-shoit.

Në Shkodër turistët mund të këndojnë jare e gazetarët mund të intervistojnë regjizorin në skenë, teksa koncerti asht në kulmin e vet.

Në Shkodër ka polic për me drejtu trafikun e biçikletave.
Në Shkodër, kur ndonjena kërkon supë në nji lokal buzë liqenit, kamarieri ia pret shkurt: “Po na s’jena në kohë të xhaxhit, moj zote!”

Në Shkodër, me nji marrëveshje të heshtun dugajt mbyllen në zheg e rishtarët që nuk dijnë çka asht gjumi i zhegut, përcillen me përgjumje të çudituna mbasgrrilash.

Në Shkodër mundesh me përshëndetë këdo e, pa asnjë dyzim, përshëndetja të kthehet e shumëfishueme.

Në Shkodër bahen bejte në lokale, e klietët përfshihen kandshëm në humor e kangë, anipse nuk njihen ndërvedi.

Në Shkodër, biçikletat e dinë vetë rrugën për në shpi. Birrat pihen me gjevrekë e uji i Rusit krahasohet me vajzat e Dudasit.

Në Shkodër, nama ma e madhe asht “të raftë e mira”, prandaj mirardhëshi në Shkodër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here