“Vërini në rresht gratë që keni ndën hyqëm”, Artan Lame shokon me postimin e tij: Ministra dhe ministresha….

0
135

Do të duhet të ishte një mesazh sensibilizues, për kancerin e gjirit të grave, po duket se kreu i Kadastrës Artan Lame ‘’ e ka bërë baltë” me postimin e tij për muajin rozë të Tetorit.

Teksa ftonte në një gjuhë të zhdërvjelltë ministrat dhe drejtorët që të çonin për të kontrolluar gratë dhe vajzat, Lame shprehej tekstualisht “vërini në rresht vajzat e gratë që keni ndën hyqëm dhe çojini të bëjnë kontrollin e gjirit”.

Kjo nuk është pritur aspak mirë në rrjet, dhe kritikat për Lamen kanë qenë të shumta, por ai jo vetëm që nuk ka reflektuar, por mesazhi vijon të qëndrojë në faqe, pa asnjë lloj up-date. Postimi i plotë në faqen e Kadastrës, që mban inicialet e Artan Lames:

Ej, ministra dhe ministresha, drejtorë dhe drejtoresha, ku jeni e ku s’jeni, vërini në rresht vajzat e gratë që keni ndën hyqëm dhe çojini të bëjnë kontrollin e gjirit.

Është puna për të parandaluar dhe për t’i ruajtur nga një prej më të zezave sëmundje të njerëzisë, por jo vetëm kaq. Është edhe çështje e dinjitetit njerëzor, edhe e bukurisë trupore edhe e sharmit femëror.

Falenderoj me gjithshka Drejtorin e Spitalit të Traumës, apo siç i themi rëndom, Spitalit Ushtarak, doktor Arben Zenelajn, dr. Vidi Demkon, dr. Najada Jahiqin dhe dr. Xhesika Xhetanin, për impenjimin, gadishmërinë dhe mosmërzinë të kontrollojnë njëra pas tjetrës plot 120 gra, nëna e vajza të Kadastrës Shqiptare.

AL

Por Lame nuk e ka herën e parë që përdor ‘’dhunën” për të sensibilizuar për një çështje kaq sensitive saç është kanceri i gjrit.

Ja postimi i tij në vitin 2017:

MUAJI I NDERGJEGJESIMIT PER KANCERIN E GJIRIT

Ej, drejtorë, ministra, kryetarë, është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit.

Vërini përpara në grup të gjitha gratë e vajzat e institucioneve tuaja dhe çojini të kryejnë egzaminimet përkatëse. Keni gjithë vitin pastaj kohë t’u kërkoni llogari për punën.

Është një moment ku ne meshkujt duhet të kujtohemi pa drojë për shenjtërinë e trupit femëror.

Në foto, sot në hyrjen e Spitalit Ushtarak, duke i dorëzuar drejtorit dr. Gjovalin Bushi dhe dr. Najada Kallashit, punonjëset e Aluizni-t për të kryer kontrollin.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here