Ja kur nisin shirat intensivë dhe temperaturat ulen drastikisht

0
286

Jemi në ditët e fundit të muajit tetor dhe temperaturat vijojnë të jenë të larta.Do bënim mirë t’u gëzoheshim ditëve të fundit me diell, pasi jemi para një acari, që sipas meteorologëve do të sjellë dimrin më të ashpër të viteve të fundit.

Nisur nga e mërkura temperaturat do të ulen dhe do të nisin reshjet e shiut.Sipas ‘Meteoalb’ java që vjen do të sjell ulje të temperaturave duke shënuar rreth 6-7°C më pak, se vlerat e kësaj fundjave, ndërsa të mërkurën e ditët në vijim, priten edhe reshje shiu.

Kjo fundjavë mbetet me kthjellime por e freskët, kryesisht në orët e para të ditës dhe vonë në mbrëmje.

Edhe java tjetër nis e kthjellët me rënie graduale të temperaturave por të mërkurën dhe në vijim ditët e para të nëntorit, priten reshje në territor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here