Lajm i zi për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta pas 3 muajsh në koma tifozi i vogël

0
62

Tifozi i vogël i Partizanit, R.M, i cili prej 3 muajsh qëndronte në koma pas një aksidenti të rëndë, për fat të keq ka ndërruar jetë ditën e sotme.Janë tifozët ultras të Partizanit,

Grupimi “Ultras Guerrils”, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, jep lajmin e trishtë se Renisi nuk ia doli, edhe pse prej kohësh gjendej në Turqi për një kurim më të specializuar. Edhe pak kohë më parë, ishte klubi i Partizanit që mori nismën, që në një nga ndeshjet, të ardhurat nga biletat të shkonin në ndihmë të tifozit të vogël 14-vjeçar.

Postimi i Ultras Guerrils:

Ndjejmë keqardhje të thellë kur ju japim këtë lajm të rëndë …

R nuk ia doli!

Pas atij aksidenti të rëndë në korrik, ku qëndroi 3 muaj në koma, në luftë për të mposhtur vdekjen, tifozi ynë i vogël ka ndërruar jetë dje në darkë në Turqi. Në moshën 14-vjeçare …

Ngushëllime të sinqerta familjes së Renisit nga e gjithë familja e madhe e kuqe!

U prehsh në paqe engjëll!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here