“Gent Cakaj? Ka performancën e një mësuesi fshati! Maksimumi duhej të ishte portier i ndonjë hoteli”

0
105

Për politikanin Neritan Ceka, Shqipëria është e barabartë me një fshat kinez, sa i përket numrit të banorëve.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora , Ceka tha se shqiptarët kanë mijëra intelektualë dhe përfaqësohen nga mediokriteti maksimal, ndërsa theksoi se ministri i jashtëm, bën performancën e një mësuesi fshati.

Gazetarja: Shikoni ndonjë lloj ngërçi për mënyrën se si zhvillohen bisedimet me Komisionin Europian mes Shqipërisë dhe vendet e tjera? Mos ndoshta duhet të fokusohemi tek marrëdhëniet dypalëshe, sidomos vendet skeptike sepse Komisioni Europian është një institucion burokratik në një farë mënyre.

Neritan Ceka: Normalisht duhet të marrim Komisionin Europian që është përgjegjës për një masë gati 200 milionë njerëz. Nga ana tjetër kemi një super fuqi dhe një Shqipëri që është e barabartë me një fshat kinez. Pra kemi regjistruar 4 mln banorë, 2 mln kanë ikur, janë 1 mln për të ikur dhe kjo është Shqipëria që ulet në tryezën e Ministrave të këtyre vendeve, që vetëm një fshat i tyre prodhon sa gjithë Shqipëria.

Kemi Ministri të Jashtme inefikase, natyrisht nëse duam të punojmë. Po e lëmë jashtë kryeministrin, i cili është pjesë e një folklori në Europë që e trajton Shqipërinë si ndonjë vend nga ku vijnë këto kryetarët e shteteve të vendeve të Afrikës Qendrore me bojëra e pupla. Kjo është Shqipëria që prezantohet, etnografike. Akoma mendojnë që shqiptarët kanë mijëra intelektualë, përfaqësohen nga mediokriteti maksimal. Ke një ministër të jashtëm që bën performancën e një mësuesi fshati. Një njeri i tillë që mund të ishte maksimumi portieri i një hoteli me 3 yje në Tiranë na shkon si Ministër i Jashtëm. Këto janë karikaturat e shtetit shqiptar. Mos të flasim pastaj për Parlamentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here