‘Kemi bërë shumë lekë’, Ingrit Gjoni tregon bashkëpunim që i mbushi xhepin

0
131

Këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Why Not’. Ajo është kthyer pas në kohë dhe ndër të tjera ka zbuluar se cili ishte bashkëpunimi që ka fituar më shumë para.Ingriti u shpreh se me kolegen e saj Çiljetën mblidhte shumë të ardhura por që i shpenzonte, ndërsa me Gjeto Lucën ka përfituar akoma më shumë.

‘Kur kemi qenë më të reja kemi pasur më shumë dëshirë për të harxhuar sesa për të kursyer. Në periudhën tonë të artë me Çiljetën, aty ku lindi dhe bashkëpunimi ynë, se nuk mblidhte lekë as njëra, as tjetra.

E kishim mendjen vetëm të blinim, të shëtisnim, kemi shëtitur botën të dyja, kemi bërë shumë aktivitete, ka qenë një 5-vjeçar shumë intesiv, por për punën e lekëve, atë peridhë nuk gjendeshin.

Duke u rritur, duke u bërë më familjare, të vijnë dhe pak trutë. Bashkëpunimi me Gjeto Lucën rezultoi i suksesshëm, ne kemi shëtitur gjithë botën bashkë, dhe mund të kemi bërë dhe ca më shumë lekë’, tregoi këngëtarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here