Kënga e humbur shkodrane për Ali Pashë Tepelenën

0
324

Figura magjepsëse dhe hijerëndë e Ali Pashë Tepelenës është studiuar nga shumë romancierë europianë perëndimorë të cilët kanë shprehur vlerësime të merituara për të.Për të janë kënduar këngë dhe poema nga më të ndryshmet por ndër to spikat dhe një këngë jo edhe aq e njohur për këtë kolos, e krijuar dhe e kënduar nga artisti i madh shkodran Bik Ndoja.

Edhe pse ky këngëtar, që me të drejtë quhet “Bilbili i Shkodrës”, ka kompozuar për figura të mëdha të Veriut të Shqipërisë si: Oso Kuka, Dedë Gjo Luli, Luigj Gurakuqi, ai me të drejtë tregon admirimin e tij për Ali Pashën nëpërmjet këtyre vargjeve:

O të hanën kur topi krisi, amane

Ia dha kalasë anë o për anë, amane

O mbreti pashallarët i nisi, more mbi vezir

Mbi vezir Ali Pashën, amane

Ali Pasha i ngratë

Lufton ditë e natë

Çu ba muhaserë

Bini gegë e bini

Se fishekë tek kini

Bini toskë e gegë

Fishekë ju nap vetë

Njizetekatër pashallarë, amane

O dojn me i hi kalasë përmrendë, amane

Ali Pasha del i parë, o more Ali Pashë

Ali Pashë Tepelena

Ali Pashë Berati

Ç’po luftonte i ati

Ali Pashë tërhalla

Ç’po t’shkëlxhente palla

Bini gegë e bini

Se fishekë tek i kini

Bini toskë e gegë

Fishekë iu nap vetë. /konica.al/ KultPlus.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here