Kryeministri i shkatërrimit…ja plani per Velipojën, ja çfarë ka vendosur…

0
919

Qeveria shqiptare i ndez dritën jeshile ndërtimeve luksoze edhe në bregdetin e Velipojës dhe kufirin me Lezhën, aty ku ndodhet një prej perlave të Adriatikut sic është Rana e Hedhun dhe Baks – Rrjolli.

Mbledhja e fundit e këshillit kombëtar të territorit e fakton një gjë të tillë, kur me propozim të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është ndezur drita jeshile për hartimin e planeve të detajuara për zonën e rëndësisë kombëtare Baks-Rrjoll, Rana e Hedhun Port Shëngjin, grykëderdhja e Ishmit, Tale, Spille.

E përkthyer me pak fjalë ky dokument do të ndihmojë zhvillimin e ndërtimeve pa kriter në një zonë, që së paku deri më tani ka qënë e mbrojtur nga tonelatat e betonit.

Me finalizimin e këtij dokumenti, bashkia Shkoder do të nisë lëshimin e lejeve sipas kërkesave të biznesit, duke lartësuar “kullat” edhe në këto brigje, që janë shquar deri më tani për virgjërinë e tyre.

Kërkesa të tillë kanë nisur prej kohësh dhe shkodraneës vetëm pak muaj më parë publikoi ekskluzivisht dokumentat e dorëzuar për një leje ndërtimi “resort” në këtë zonë, që përveç hotelit luksoz, parashikonte edhe disa ndërtesa të tjera që shkonin deri në 5 kate.

Nuk dihet nëse në lejen e saj ministria do të marrë parasysh vecoritë e kësaj zone dhe të mbrojë hyrjen në brezin rënor, si dhe të shmangë kullat e larta, pasi fizionomia e kësaj pjesë të Velipojës, nuk do të duhej të kishte më shumë sesa godina 3 katëshe.

Gjithçka mbetet për tu parë në muajt në vijim kur plani të finalizohet dhe të kuptohet më shumë çasja që i është dhënë zhvillimit turistik të kësaj perle të Adriatikut, e cila përgjatë këtyre viteve më së shumti ka patur shfrytëzim familjar dhe me veti kurative.

Velipoja mbetet një nga plazhet e vetme në vend me veti kuruese, për shkak të ujit dhe rërës së jodizuar dhe ajrit të pastër nga pylli me pisha./ShkodraNews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here