Në Çarshinë e Vjetër mitingu “solidarizim me Turqinë”, flamur shqiptar e përshëndetje ushtarake

0
97

Një miting i solidarizimit me Turqinë është organizuar dje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Evenimenti u organizua para Xhamisë Murat Pasha dhe të pranishëm ishte dhe ambasdorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, kryetari i Lidhjes së Shoqatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë, MATUSITEB-it , Hüsrev Emin, politikanë turq nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve turke dhe vendase, si dhe shumë qytetarë, përfshirë turq, shqiptarë, boshnjakë, romë dhe të tjerë.

Mitingu u shoqërua me slogane dhe pankarta mbështetëse për Turqinë dhe presidentin e saj, Recep Tayyip Erdoğan.

Nga fotot e publikuara nga Agencia Anadolu (AA) shihet se të pranishmit kanë pankarta mbështetëse për presidentin Erdogan si dhe bëhen përshëndetje ushtarake nga të mëdhenj edhe fëmijë.

Një përshëndetje e tillë shkaktoi reagime në Kosovë pas publikimit të një foto të fëmijëve nga një shkollë në Prizren që bënte këtë përshëndetje.

Ndërkohë UEFA ka nisur hetimet për festimin ushtarak të skuadrës turke në fitoren ndaj Shqipërisë por edhe në barazimin 1-1 ndaj Francës.

/Ora News.tv/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here