Robert De Niro, Nga “Kumbari”, tek “Taxi driver”, Disa prej filmave që krijuan legjendën e tij

0
119

Kumbari, pjesa e dytë (1974)

Robert De Niro bëri një audicion për të interpretuar Sonny Corleone në pjesën e parë të sagës, por roli ishte për James Caan. Megjithatë Coppola-s i bëri shumë përshtypje interpretimi i aktorit të “Rrugë të këqija”, saqë vendosi t’i japë rolin e të riut Vito Corleone-s.

De Niro u përfshi kaq shumë në këtë rol sa shkoi të jetonte në Siçili për tre muaj për t’iu përshtatur më mirë ambientit të qytetit. Puna e tij i dha çmimin e parë Oskar si aktori më i mirë jo protagonist.

Kjo ka qenë hera e vetme që dy aktorë, ai dhe Brando të kenë fituar një statujë për t’i dhënë jetë të njëjtit personazh.

Hedhja drejt famës së Robert De Niros u gatua me zjarr të ngadaltë. Filloi si bashkëprotagonist i “Trois chambres à Manhattan” të francezit Marcel Carné dhe debutoi me forcë si protagonist në “Greetings” të drejtuar nga një mik i tij, Brian De Palma.

Para se të shndrrohej në një fytyrë të njohur bashkëpunoi në filma me buxhet të ulët si “Bloody mama” të Roger Corman. Më pas u ndesh me Martin Scorsese me të cilin ndante rrënjë italo-amerikane dhe me të cilin forcoi një aleancë të paprecendentë; bashkëpunuan në 8 filma (më i riu”The Irishman” që ende s’ka dalë) që e shndrruan në një bizhu të këtij arti në mënyrë të menjëhershme.

Karrierat e të dyve janë të lidhura dhe nuk do të ishin të njëjtët pa ndikimin e njëri-tjetrit. Pas shfaqjes së tij në rol dytësor në “Mean streets” erdhi roli për serinë e dytë të sagës “Kumbari” ku zëvendësoi Marlon Brando në interpretimin e të riut Vito Corleone. De Niro është një nga aktorët me më shumë fytyra dhe i vlerësuar nga arti i shtatë. Ka shkëlqyer edhe si producent dhe regjisor.

Taxi Driver (1976)

Veterani i çekuilibruar i lu, ftës, Travis Bickle shihet në pasqyrë ndërsa drejton një ar, më dhe pyet: Po flet me mua? Kjo skenë mit e improvizuar nga aktori tregon se deri në çfarë kufiri mund të arrijnë dhuntitë e interpretimit të De Niros. Ashtu siç bëri për të interpretuar rolin e tij tek “Kumbari”, ai hyri të punonte si taksist më shumë se 12 orë gjithë ditën për të ndier mërzinë dhe paranojën.

New York, New York (1977)

Një bashkëpunim mesScorsese dhe De Niros, këtë herë me një histori të një saksofonisti egocentrik dhe mizogjen. Aktori mësoi të luajë në këtë vegël për t’i dhënë më shumë realizëm personazhit dhe improvizoi së bashku me Liza Minneli-n pjesën më të madhe të skenave. Filmi nuk pati kritika shumë të mira në kohën e shfaqjes, ndoshta për estetikën e tij neo-noir me interpretime ekstreme dhe një kohëzgjatje të madhe (metrazhi original u reduktua në 4.5 orë). Megjithatë koha e pozicionoi në vendin që meriton ky film.

The Deer Hunter (1978)

Historia e shpirtrave të shka, tërruar nga tmerret e l, uftës. Michael (De Niro) është punëtor cinik dhe i dhunshëm i një fonderie hekuri i cili humb disa nga miqtë e tij më të mirë gjatë lu, ftës së Vietnamit. Regjisori Michael Cimino i çoi në kufi aktorët e tij për xhirimet dhe shumë nga skenat si ajo me grushte gjatë kapjes dhe pështyma e Christopher Walken ndaj De Niros ishin reale. Aktori nuk mbeti mbrapa; kërkoi të rriste tensionin dhe kërkoi fishekë të vërtetë në re, volverin e skenës së famshme të ruletës ruse.

Raging Bull (1980)

Thuet se ideja e filmit “Raging Bull” është nga vetë De Niro, i cili shkoi të takonte Scorsese-n në spital pas një mbidoze nga kokaina, i tha që duhej të kthehej në punë. I rekomandoi të bënte një film për boksin. Scorsese pavarsisht se nuk ishte një tifoz i sportit pranoi. Në këtë film Roberti praktikoi një simbiozë mes personalitetit të vet dhe personazhit, Jake LaMotta. Ai mësoi të bënte boks madje bëri tri ndeshje, dy nga të cilat i fitoi. Gjithashtu bashkëjetoi me aktorin Joe Pesci për të dhënë një lidhje vëllazërore që i dha më shumë realizëm dy personazheve në film. Filmi u realizua bardhë dhe zi që të mos i ngjante “Rocky-t”. Me këtë film De Niro fitoi Oskarin e dytë si aktori më i mirë protagonist.

The king of comedy (1981)

Ky është kalimi i Robert De Niro në komedi dhe Martin Scorsese tha se ishte interpretimi më i mirë i aktorit edhe pse askush nuk ishte i kënaqur me skenarin. Përvoja ishte kaq mbytëse, saqë dyshja nuk punoi më së bashku deri pas 7 vitesh, më 1990.

Once Upon a Time in America (1984)

Ky rreth gangsterësh me një estetikë noir dhe që të kujton piktura e Edward Hopper dhe Reginald Marsh-it ishte puna e fundit e Sergio Leone-s. Robert De Niro kishte rolin kryesor, madje i gjeti një rol edhe mikut të tij, Joe Pesci. Metrazhi origjinal zgjatte 10 orë, më pas mbeti me 4. Filmi mori shumë kritika kohën e shfaqjes, sidomos për ftohtësinë dhe ritmin e ngadaltë, por që me kalimin e kohës u pozicionua si një nga filmat më të mirë të viteve 80.

Goodfellas (1990)

I kthehet përsëri kinemasë së maf, iozëve të Martin Scorsese-s, këtë herë De Niro si një nga bashkëpunëtorët e kreut të maf, ies, Paulie Cicero. Drogë, krime, kon, flikte morale dhe dh, unë ekstreme për të përvijuar atë që shumë e konsiderojnë si vëllain e madh të filmit “Mean Streets”. Ky film frymëzoi për të krijuar “Sopranot”.

Cape fear (1991)

De Niro kthehet në origjinën e tij psikopatike dhe interpreton një ish të dënuar, Max Cady, i cili kërkon të hakmerret ndaj avokatit që nuk kishte qenë i aftë ta lironte nga dënimi. Aktori mori një nomimin tjetër për Oskar për këtë personazh të çekulibruar, të cilin e kishte interpretuar Robert Mitchum në versionin e 1962 të drejtuar nga J. Lee Thompson.

Casino (1995)

Ky është bashkëpunimi i fundit i De Niros me Scorsese-s deri në 2018, kur filluan xhirimet e “The Irishman” që do të shfaqet në Netflix në 2019. Në këtë histori frenetike pushteti dhe korrupsioni aktori i jep jetë Sam Rothstein një maf, iozi që shkon në Las Vegas për të bërë pasuri duke drejtuar disa kazino. / bota.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here