Gjuzi zbulon mesazhet kërcënuese nga Rama, i përvishet dhe Ruçit: Gabimi i Berishës, që nuk të veshi me fustan

0
99

Deputeti Kujtim Gjuzi ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se e ka kërcënuar.Pas Rudina Hajdarit që denoncoi një kërcënim që i kishin bërë në zyrën e saj në Kryesinë e Kuvendit dhe paralajmërimit të fortë se siguria në Parlament duhej të shtohej para se të kishte viktima, një tjetër deputet, Kujtim Gjuzi, ka deklaruar se është kërcënuar.

Madje Gjuzi tha se ka marrë mesazhe në telefon nga kryeministri Rama, “për tërheqje zvarrë të Kujtim Gjuzit”. “Kryeministri ka marrë peng financat përmes oligarkëve. Darkon me oligarkët, rri me oligarkët, kur vjen këtu bën sarkazëm.

I thotë kryetarit të Kuvendit që shiko t’i bëjmë presion këtij apo atij deputeti. Në telefonin tim ka presion për tërheqje zvarrë të Kujtim Gjuzit dhe numri është i kryeministrit.

Në fakt kryeministri më njeh që në moshë të re që nuk jam trembur nga diktatura, jo më të më trembi mua kryeministri që me gjithë pantallona të lagura ndonjëherë nuk i bën 80 kg.

Nëse ti kryeministër ke sjell këtu kërcënim, ke kallëzim penal. Unë nuk kam frikë fare se kam jetuar në këtë vend, kam fëmijë e nipër në këtë vend dhe me të drejtë zakonore, çik e vështirë të merret kryeministri me mua, se njëherë që është marrë me mua, dhe me një gazetar të njohur, e ka provuar si ka qenë puna në Këshillin Bashkiak”, tha Gjuzi.

Më tej, ai ka replikuar sërish me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin.

“Sot dikush tjetër tha që ka qenë pronari i autoshkollës. E kam për nder që kam qenë pronari i një biznesi që ka paguar taksat shtetit, deri kur Anastas Angjeli më vuri gjobë 1 mln e 200 mijë lekë, që nuk kisha si ta paguaja se nuk vjedh.

Po i them Gramoz Ruçit mos u merr me autoshkollën time, por merru me ato studimet si anëtar i Partisë së Punës se ajo është licenca që ke, e drejton prej 30 vitesh, por fajin e ka Berisha që nuk ta veshi mirë atë fustanin e grave”, u shpreh Gjuzi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here