Rudina Hajdari ‘plas bombën’: Më kanë kërcënuar në ambientet e Kuvendit, merrni masa pa pasur viktima!

0
104

Deputetja Rudina Hajdari tha sot në Kuvend, se ajo është kërcënuar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ajo iu drejtua kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të marrë masa urgjente, pasi persona të caktuar i kanë shkuar në zyrë dhe e kanë kërcënuar.

Duket se Hajdari është kërcënuar pas përplasjeve që ka pasur brenda grupit demokrat, pavarësisht se ajo nuk ka përmendur emra nga foltorja. Po ashtu ajo ka deklaruar se ka deputetë që hyjnë në Kuvend me persona të paautorizuar.

“Është e papranueshme që një femër të kërcënohet, kanë ardhur persona në zyrë dhe më kanë kërcënuar. Merrni masa para se do të ketë viktimë në këtë Kuvend, asnjë deputet të mos hyjë pa u kontrolluar mirë, duhet të jemi seriozë”, u shpreh Hajdari.

Ndërkohë që kryeparlamentari Gramoz Ruçi tha se ishte në dijeni të kërcënimit të Hajdarit dhe iu kishte kërkuar punonjësve të shërbimit që të merrnin masat.

“U kam kërkuar punonjësve të shërbimit që brenda godinës së Kryesisë të bëjnë detyrat e tyre. Ia kam përcjellë kërkesën tuaj dhe ministrisë së brendshmë që të merren masa për shqetësimet që më keni përcjellë në shkresën tuaj”, u shpreh Ruçi në seancë.

(E.K/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here