SHKODËR, PAS 30 VITESH RIKTHIM ME EMOCIONE I MOTRAVE NDOCI

0
188

Këta janë motrat Rita dhe Juli Ndoci që nuk kishin si të riktheheshin ndryshe pas 30 vitesh mungesë, ashtu siç u larguan, plot humor. Rikthimi i motrave Ndoci erdhi në festivalin e këngës qytetare”Luleborë” në qytetin e Shkodrës teksa konkuruan me këngën e Lekë Jakovës të titulluar “Malli për Rranjët” me tekstin e Ermira Omarit.

Rikthimi në skenën e teatrit “Migjeni” pas 30 viteve i motrave Rita dhe Juli Ndoci rezultoi jo vetëm një surprizë për publikun por edhe solli emocione ndërsa u duartrokitën disa herë nga publiku i pranishëm duke mirëpritur dy artistet që bënë një revolucion në artin shqiptar. Rita dhe Juli Ndoci shprehen se u mungon Shkodra dhe erdhën ashtu siç u larguan nga Shqipëria, të thjeshta.

Impenjimet që ata kanë në jetët e tyre bëjnë që t’i pengojë për të ardhur me një koncert të veçantë të familjes Ndoci, trios së mrekullueshme Frederik, Rita dhe Juli Ndoci.

Publiku duartrokiti disa herë motrat Ndoci gjatë interpretimit të tyre të këngës “Malli për Rranjët” një këngë që lidhet pikërisht me dashurinë që Rita dhe Juli Ndoci kanë për qytetin e Shkodrës dhe Shqipërinë.

Marrë nga: www.starplus-tv.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here