“S’ka bir nëne që më kërcënon mua”, Ruçi i kthehet Murrizit: Mos parko më autoshkollën para Kuvendit!

0
123

Është bërë e zakonshme që në nisjen e të gjitha seancave parlamentare, sefte nga foltorja ta bëjë deputeti Kujtim Gjuzi, që më shumë sesa për hallet e qytetarëve, shqetësohet për kërcënimet e shumta që i drejtohen atij. Sot Gjuzi tha se ai ka marrë kërcënime për veshjen, dhe për këtë bëri përgjegjës Gramoz Ruçin.

“Ska bir nëne që të më kërcënojë mua, ta dini. Kam marrë kërcënime për veshjen”, u shpreh Gjuzi, ndërsa nuk mungoi as replica e Ruçit, që i kujtoi se respektimi i rregullores është kusht për të gjithë ligjvënësit.

“Mos ndalo autoshkollën përpara Kuvendit, respekto rregulloren sa i përket veshjes së nuk të kërcënon njeri ty”, tha Ruçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here