‘SMS-të e Ramës’/ Gjuzi nxjerr kërcënimet: Mos u vish më kështu se do të të heq zvarrë, turp, burrë me mustaqe!

0
112

Deputeti i Kuvendit, Kujtim Gjuzi i ftuar në studion e lajmeve të Report Tv ka publikuar mesazhet kërcënuese që sipas tij ia ka dërguar kryeministrit Edi Rama.

Sipas Gjuzit, ai ishte sulmuar për shkak të veshjes së tij, ndërsa kreu i Partisë Konservatore i kishte shkruar se po bënte një gabim të madh.

Mesazhi i Ramës: Shih ulësen e Kuvendit dhe mos më ço mu mesazhe të tilla se është turp për një burrë me mustaqe për ty të bëjë palaçon. Nëse vjen edhe njëherë i veshur si **** (s’më bën goja ta them fjalën) do të të nxjerr zvarrë nga Parlamenti. Dhe unë kisha veshur vetëm një xhakovendo, kisha xhinse po.

Më pas Gjuzi ka zbardhur edhe mesazhin që ai i kishte dërguar si kundër-përgjigje.

“Edo nëse ky është numri juaj, ju keni bërë një gabim të rëndë që keni kërcënuar deputetin e Kuvendit të Shqipërisë. Kujdes se mua nuk më pika-pika.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here