A e dini se sa i vjetër është flamuri ynë?

0
152

A e keni menduar ndonjëherë se cilët janë flamujtë më të vjetër në botë? Nëse e keni pyetur veten për këtë gjë atëherë artikulli ynë do t’ju japë të gjitha përgjigjet për këtë pyetje. Flamuri më i vjetër në botë është, ai i Skocisë. Ky flamur daton për herë të parë në vitin 832 pas Krishtit gjatë një beteje. Më pas si flamuri më i vjetër renditet ai i Austrisë.Flamuri i austriakëve shfaqet për herë të parë në vitin 1230.Dizajni i këtij flamuri bazohet në stemën e dinastisë Babenberg.

Në vend të tretë renditet flamuri i Letonisë, i cili daton në vitin 128O. Për herë të parë ky flamur përmendet në një kronikë mesjetare me titull “Kronika Rhymed e Livonias”. Në vendin e katërtë shfaqet flamuri i Danimarkës, i cili daton në vitin 1307. Ky flamur gjithashtu mban edhe një rekord në librin “Gunness” pasi shfaqet më shumë se çdo flamur tjetër në mesjetë.

Ndërsa në vendin e pestë si flamuri më i vjetër renditet flamuri ynë, i cili daton në vitin 1443. Dalja e parë e flamurit të Shqipërisë ishte më 28 Nëntor 1443, kur Skënderbeu, heroi kombëtar i Shqipërisë, ngriti flamurin e tij mbi fortesën e Krujës në kundërshtim me turqit që sunduan vendin. Ndërsa më 28 nëntor 1912 kur u shpall pavarësia flamuri u njoh zyrtarisht.

Konica.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here