I hoqën reklamat, Rita Ora i tregon ‘gishtin e mesit’ Serbisë

0
726

Serbia hoqi reklamat e një firme perëndimore nga billboardët në qytetet e saj pasi aty reklamohej këngëtarja kosovare Rita Ora. Mediat serbe e cilësonin, Ritën si ‘të preferuarën e Thaçit dhe Haradinajt’, ndërsa sipas tyre nuk kishte vend në Beograd.

Ndërkohë, pas këtij veprimi, duket se ka ardhur një përgjigje nga vetë këngëtarja. Rita ka postuar disa foto në Instagram ku në njërën prej saj ajo shihet se e ka treguar “gishtin e mesit”.

Megjithatë, ajo ka një mesazh për ditën e hënë, e cila konsiderohet një ditë paksa e lodhshme pai vjen pas pushimeve të fundjavës. “F*$¥in Monday’s” (q….. të hënat), ka shkruar ajo.

Rita ndodhet me pushime, mirëpo këtë gjest shumë e kanë komentuar se ishte një mesazh ndaj Serbisë, e cila i hoqi të gjitha reklamat në rrugët e Beogradit vetëm për faktin se këngëtarja është nga Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here