“Për pak vdiqa nga frika”: Jonida Shehut i bëjnë rreng për Halloween dhe reagimi i saj na shkriu së qeshuri

0
151

Mbrëmjen e sotme emisioni “Soire” do i dedikohet festës së Halloween.

Jonida Shehu së bashku e disa të ftuar specialë do të tregojnë tmerret e tyre më të mëdha dhe herë pas here do ju shfaqen imazhe të frikshme.

Por ajo që ka trembur më shumë Jonidën, është ‘surpriza’ e përgatitur për shefin e kuzhinës Renato Mekolli.

Jonida ka publikuar një video në Instagram-in e saj ku tregon se më shumë u trembur vetë së sa Renato.

Pavarësisht se ajo e dinte çfarë do të ndodhte, nuk e ka kontrolluar dot frikën.

“Kështu na gjeti Halloween në Soirée. Këtë shpërthimin e kishim programuar për të trembur Renato Mekollin dhe unë kisha qenë në prova (isha në dijeni të plotë) dhe për pak vdiqa nga frika.
A u tremb Renato ??”, shkruan Jonida duke treguar se sot do të ketë shumë surpriza.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here