Moderatorja Einxhëll Shkira duket se nuk ka turp dhe se e tregon hapur atë që dëshiron. Në një prej postimeve të kantautorit Flori Mumajesi, ajo e ka shkrepur hapur se e ka shumë përzemër duke i komentuar: Mbarova! Por gjithë situatën romantike që ishte krijuar e ka prishur një komentues, i cili e ka pyetur Shkirën lidhur me karrierën e saj.
“Pse nuk del më tek Top-i ti,”-shkruan komentuesi. Einxhell Shkira i komenton Flori Mumajesit. Ajo ka bërë bujë me sherrin që kishte me dy modelet Oriola Marashin dhe Kejvina Kthellën, të cilat të dyja e rrahën poshtë shtëpisë.
Ngjarja ndodhi disa javë më parë, teksa modelet Marashi dhe Kthella, shkuan në orët e mbrëmjes poshtë shtëpisë së moderatores në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për t’u sqaruar, por debati degradoi në dhunë fizike mes tyre.
(k.m/dosja.al)