Sërish vetëm ata të tre, dalin pamjet nga “Samiti” mes Ramës, Vuçiç e Zaev

0
46

Sot ashtu sikurse ishte paralajmëruar, po zhvillohet një takim mes tre liderve të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Ohër,

Maqedonia e Veriut në kuadër të të ashtuquajturit “Samiti për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian”. Ashtu sikurrse shikohet në foton e mëposhtme, në takim kanë marrë pjesë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Ndryshe nga sa kishte deklaruar Rama pas kritikave të shumta për mungesën e liderëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, se ftesa ishte e hapur edhe ndaj tyre të merrnin pjesë, edhe në këtë takim, sikurse në të parin që u zhvillua në Serbi, mungojnë kryetarët e shteteve si Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here