VIDEO/ “Babi dua të takoj gjyshin”, më në fund realizohet takimi i shumëpritur i Alvin Berishës, momenti prekës kur i hidhet në qafë

0
48

11-vjeçari Alvin Berisha ka realizuar takimin e shumëpritur të tij me gjyshin, të cilin nuk e kishte harruar as për pesë vite në kampin e ‘Al Hol-it’ në Siri.Pasi mbërriti dje në shtëpinë e tij në Itali, Alvini ka realizuar takimin me gjyshin, të cilin e ka përqafuar menjëherë pa asnjë ngurrim tek shkallët e pallatit të tij. Alvini nuk ndalet së përqafuari gjyshin e tij, teksa nga videoja duket fytyra e tij e lumtur.Nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte në kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti.

Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhe Genti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, por të prekurit nga historia e të voglit shqiptar nuk u dorëzuan.Italianë, shqiptarë dhe njerëz anembanë botës bashkë me median ushtruan presion mbi qeverinë shqiptare dhe organet kompetente në mënyrë që 11-vjeçari të hidhej sërish në krahët e të atit dhe këtë herë për të mos u larguar më kurrë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here