‘Disa ditë në javë me Kejvinën, të tjerat me gruan dhe fëmijët në Krujë’…reagon për herë të parë modelja

0
154

Kejvina Kthella, modelja e cila është në qendër të vëmendjes së mediave, ka reaguar për herë të parë pas lajmeve ku raportohej se ajo ishte e dashura e Redjan Rrajës, një nga të dyshuarit për atentatin ndaj prokurorit.

Modelja e ka mohuar një gjë të tillë, madje një reagimin e saj ajo paralajmëroi se do të padisë të gjithë gazetarët, me pretendimin se kanë abuzuar me emrin e saj pasi ato që janë thënë deri më tani janë të pavërteta.

“Gazeflliqësira do përgjigjeni shumë shpejt për këto artikuj që keni përdorur në emrin tim. Por abuzoni si kafshët”, shkruan modelja.

Postimi i plotë i Kejvina Kthellës
Megjithatë, ndonëse ajo e ka mohuar një gjë të tillë, burime të sigurta nga grupi hetimor bëjnë me dije se Kejvina kishte një raport dashurie me Redjan Rrajën. Ky i fundit ishte i martuar me fëmijë dhe disa ditë në javë qëndronte me familjen e tij në Krujë dhe ditët e tjera të javës bashkëjetonte me modelen bukuroshe.

Redjan Rraja është autori kryesor i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, 8 ditë më parë. Ai është lënë në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e ndërsa në celularin e sekuestruar iu gjetën biseda të shumta me velinën Kejvina Kthella, duke bërë që kjo e fundit të merret në pyetje nga Prokuroria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here