“Kur shikoj Enverin lot për sysh”, rrëfimi i 79-vjeçarit nga Dibra të habit: Jap jetën për Partinë Komuniste, e shikoj 3 herë në ditë foton e diktatorit

0
36

Ndonëse regjimi i paraviteve 90-të ishte një ndër regjimet famëkeqe të kohës për shumë shqiptar, ka edhe nga ata që e kujtojnë me nostalgji. Një ndër ta është 79 vjeçari Munir Turja nga fshati Gjoricë e Poshtme në Bulqizë është një nga ata që ruajnë nostalgji për regjimin dhe figurën e Enver Hoxhës.

Ai ende vazhdon të mbajë në shtëpi fotografinë e Enver Hoxhës. Ai na tregon se për 3 vite me radhë ka qenë shofer i skafit të diktatorit që e përdorte për shëtitje në liqenin e Pogradecit. Turja shprehet se qan kur shkon foton e diktatorit dhe se për partin¡ Komuniste jep edhe jetën.

“Tre vite kam qenë në dispozicion të Enver Hoxhës. Kur dilte Enveri me udhëheqjen, vajza e tij ishte me mua. Unë kur kujtoj Enverin dhe shikoj fotografinë lot për sysh më shkojnë. Pa parë 3 herë në ditë foton e Enverit unë nuk rri. Fotografinë e tij e vura në bufe. Unë nuk kthej, sepse ai më ka mbajtur, unë për patinë Komuniste edhe jetën e jap”, është shprehur ai.

J.V/Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here