Moj e bukura More, kënga 600 vjeçare shqiptare

0
49

“Moj e bukura More”! Shumë e këndojnë, por pak e dinë se kujt i kushtohet kjo këngë. “More” është një pasthirrmë apo një vajze e bukur?!

More është Peloponezi i sotëm i Greqisë. Sipas një studimi të botuar në Itali në vitin 1886, nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda, More është trevë e madhe së cilës grekët i kanë ndryshuar emrin.

Kënga “Moj e bukura More” memorizon kujtesën e madhe të një atdheu të humbur. Sipas filologut arbëresh është një toponim i këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë.

I vetmi dokument i kësaj këngë është si material në librin e shkruar prej Kamardës i cili jetoi në vitet 1821-1882. Ai e ka botuar librin me titull: “Appendice Al Saggio Di Grammatologia Commprata Sulla Lingua Albanese” dhe është publikuar nga shtëpia botuese “F. Albergueti E.C.” në vitin 1866. Në këtë libër është publikuar për herë të parë teksti i kësaj kënge.

Në libër sqarohet se teksti burimor popullor me ritëm tresh është i vetmi version dhe tekst origjinal. Kjo këngë këndohet prej 600 vitesh dhe ka marrë më shumë përmasat e një kënge mërgimtarësh e njohur dhe shumë e dashur jo vetëm për arbëreshët po edhe për arvanitasit e Greqisë dhe shqiptarët e të gjitha trevave.

Burimi: Telegrafi.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here