Nuk ka më dyshime, Rumenige zyrtarizon trajnerin e ri të Bajern Mynih

0
44

Bajern Mynih nuk ka vonuar të gjejë trajnerin e ri të skuadrës dhe pavarësisht kandidaturave të emrave shumë të njohur ndërkombëtarë, ka vendosur se ajo “brenda shtëpisë’ ishte më bindësja dhe e duhura. Hansi Flik, asistenti i cili mori drejtimin e ekipit këtë javë pas shkarkimit të Niko Kovaç, do të konfirmohet në detyrë, pasi siguroi një fitore bindëse në Ligën e Kampioneve, por sidomos në kampionat me shifrat 4-0 përballë rivalëve historikë të Borusia Dortmund.

Konfirmimi vjen edhe nga Karl Hainz Rumenige, i cili pas ndeshjes deklaroi se Flik ishte emri që do të vazhdonte në drejtimin e këtij ekipi. “Ne do të vazhdojmë me Hansi Flik deri në një njoftim të dytë. Ai tha para sfidës se këto dy ndeshje ishin vija e finishit. Ai e kaloi sot vijën e finishit me nota maksimale dhe tani ne do të vazhdojmë me qetësi me të në drejtim”, deklaroi Rumenige.

“Ne jemi të lumtur se si u paraqitëm sot. Kjo shihej nga tifozët të cilët u argëtuan dhe përshëndetën ekipin me një ovacion kur doli nga fusha pas fitores”, shpjegoi Rumenige duke treguar se të gjithë tani ishin të bindur nga mënyra se si Flik kishte arritur të kthente skuadrën te rezultatet, por sidomos loja bindëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here