Reshje shiu dhe shtrëngata, mësoni surprizat e motit për sot

0
37

Ditën e sotme priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër por lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se në qarqet e tjera priten reshje të dobëta por lokalisht mesatare në shumicën e tyre. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë pasdite vonë. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 19 °C
në vendet e ulëta: 12 / 19 °C
në vendet malore: 7 / 14 °C

Ndërkaq, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here