SHUAJENI MENJËHERË KURESHTJEN, “ARENA KOMBËTARE” HAP DYERT DITËN E SOTME PËR TIFOZËT

0
36

Pritja për “Arenën Kombëtare” ka marrë fund, pasi është gati të hapë dyert ditën e sotme, ku do të zhvillohet takimi mes ekpit të Vllaznisë dhe Apolonisë për femra.

Takimi do të luhet në orën 19:00 dhe do të jetë një ndeshje testuese, pas së cilës UEFA pritet të japë dritën jeshile për shtëpinë më të re të Kombëtares së Shqipërisë.

Ndërkohë inagurimi i këtij stadiumi është planifikuar për datën 17 nëntor, ku kuqezinjtë do të presin Francën për të përmbyllur kështu fazën e grupeve për kualifikueset e Euro 2020. Hijet e dyshimit për moszhvillmin e ndesjes me francezët në këtë impiant ishin të pakuptimta, pasi gjithçka është gati dhe shqiptarët do të kenë mundësi ta shijojnë Kombëtaren e tyre në një nga stadiumet më moderne në Ballkan pikërisht atëherë kur edhe ishte e planifikuar./Sport Ekspres/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here