Zjarret në Australi, vijon “ferri”, viktima dhe qindra shtëpi të shkatërruara

0
69

Vazhdojnë skenat e ferrit në Australi. Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë janë shpallur të zhdukur në zjarret e paprecedentë që kanë prekur këtë shtet. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës, ndërsa numërohen mbi 150 banesa të shkatërruara nga flakët vetëm në qytetin e Uellsit të Ri Jugor.

Mijëra qytetarë u detyruan të braktisnin shtëpitë, ndërsa janë shkatërruar dhe ura, shkolla dhe linja të energjisë elektrike. Kryetari i qytetit më të prekur, Gladys Berejiklian tha se do të bëjë çdo gjë për të luftuar flakët.

“Situata vazhdon të jetë e ashpër, por kam besim të plotë tek vullnetarët dhe personeli i shërbimit të emergjencës në terren. Mbi 1300 persona janë angazhuar për të mbrojtur komunitetet kundër këtyre zjarreve”, deklaroi kryebashkiakja.

Qytetarët kanë përjetuar skena apokalipsi. “Ishte si një ferr në tokë, si një apokalips”, tregon njëri prej tyre.

Ka raportime për persona të bllokuar në banesa të shumta, ndërsa ekipet e shpëtimit e kanë thuajse të pamundur t’i arrijnë ata. Erërat e forta dhe temperaturat e larta, vështirësojnë përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit. /A2CNN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here