Mira Kazhani shkruan 25 rreshta: Nuk vajtova kurrë për Astirin, sepse do të ishte ofendim…

0
130

Të shumta kanë qenë reagimet pas aksionit brutal të IKMT-së, për shembjen e banesave në zonën e Astirit. Një reagim ka ardhur edhe nga Mira Kazhani, e cila në portalin e saj “Tirana Post”, ka një rubrikë të quajtur “25 rreshtat e Mirës”.

Në këto 25 rreshta, Kazhani shpjegon se kurrë nuk vajtoi për Astirin, pasi banorët kanë zaptuar pronën publike.

” Si gazetare, nuk vajtova kurrë për Astirin, sepse do të ishte ofendim dhe poshtërim për modelin e mijëra të tjerëve, që nuk qenë kaq ‘të zotë’ dhe ecën sipas rregullave, jo se ka pasur e kemi shumë por aq sa janë, janë meritë e njerëzve të hajrit dhe jo qeverive“, shkruan Kazhani.

Më tej, ajo shprehet se protesta e Astirit nuk frymëzoi askënd, ndryshe nga protesta e studentëve.

Por, në shënimin e Mirës, duket se mungon pjesa thelbësore e historisë së Astirit, afera korruptive ku po përvetësoheshin 30 milionë euro nga paratë e taksapaguesve (i gjithë projekti vijon të jetë nën hetim nga prokuroria), një ngjarje kjo që veç interesit të ngushtë të banorëve të Astirit, sigurisht përbën interes për çdo qytetar shqiptar dhe është e mjaftueshme për të frymëzuar çdokënd që refuzon korrupsionin dhe zhvatjen e parave të qytetarëve.

Megjithatë, për të kuptuar më mirë këndvështrimin e gazetares Kazhani, lexoni të plotë 25 rreshtat e saj duke vizituar këtë link: http://www.tiranapost.al/pse-nuk-e-fitoi-simpatine-e-njerezve-astiri-dhe-gruaja-qe-sot-na-e-beri-me-te-lehte-arrogancen-tone/

/TPZ.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here