VIDEO/ Policia i hedh mikrofonin përtokë gazetares, i përgjigjet me indiferencë: Ehuuuuu!

0
157

Që prej orës 6 të mëngjesit të sotëm, forca të shumta të policisë së shtetit kanë zbarkuar në zonën e Astirit dhe po prishin shtëpitë e banorëve.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë banorët dhe për të vijuar shembejet. Nga përplasja me policinë ka pasur disa banorë të lënduar, po ashtu edhe efektivë policie.

Ndërkohë që gazetarja e Fax News Fjona Çela, e cila ka qenë e pranishme që në fillim të aksionit të policisë, është sulmuar nga policia, pasi i kanë hedhur mikrofonit në rrugë, duke mos e lënë të raportojë.

Teksa ka kërkuar mjetin e saj të punës për të transmetuar informacionii se çfarë po ndodh në zonë, policia është treguar indiferente ndaj gazetares duke i kthyer një “Ehaaaa”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here