77 % e shqiptarëve e mendojnë të njëjtin shkak si faktor kryesor të emigrimit

0
40

Një anketë e Qendrës Shqiptare Kundër trafikut të Qenieve Njerëzore në më shumë se 1000 persona ketë vit në të gjithë vendin gjeti se 77% e tyre mendojnë se situata politike në vend është më e keqe dhe ky përkeqësim është një shtysë sipas tyre për emigruar.

Rezultatet e anketës treguan se 48.7% e shqiptarëve mendojnë se politika ka bërë një punë shumë të keqe, 28.51% mendojnë se ka bërë punë të keqe. Vetëm 3.8% mendojnë se Shqipëria ka bërë një punë të mire.

Intervistat të kryera në formën e fokus grupeve identifikuan se njerëzit mendojnë se politika është e paaftë për të ofruar zgjidhje afatgjata kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik.

Vlerësimi i drejtësisë shqiptare shkon paralel me vlerësimin e politikës, ku rreth 49.77% e pjesëmarrësve besojnë se drejtësia është në një gjendje shumë të keqe dhe 32.67% e vlerësojnë gjendjen e drejtësisë si të keqe.

Analiza nga fokus grupet dhe intervistat tregojnë se drejtësia shqiptare është në një gjendje të mjerueshme. Mungesa e zbatimit të ligjit, nivelet e larta të korrupsionit dhe politikëbërja e keqe janë faktorët kryesorë duke ndikuar në gjendjen aktuale të drejtësisë. Gjatë intervistave, u theksua se vetëm njerëzit e varfër u dënuan nga sistemi i drejtësisë.

Të zhgënjyer nga ambienti i rënduar politik dhe ekonomik shqiptarët po i drejtohen emigracionit thuhet në studim. Njerëzit thanë se ishte e vështirë të gjesh një vend pune për shkak të nepotizmit, korrupsionit dhe burokracisë.

“Për të siguruar një punë që duhet të keni ose një mik ose para, nuk mund të ketë asnjë tjetër”, citohet një intervistuar nga në Vlorë.

Pjesëmarrësit thanë se, për të gjetur një vend pune duhet të keni një mik ose duhet t’i paguani ryshfet për punën që dëshironi. Puna konsiderohet një privilegj i cili është në duart e personit që drejton institucionin. Është e qartë, rekrutimi dhe emërimi në vendet e lira të punës nuk bazohen në meritë dhe atë edhe në rastet kur zhvillohen konkurset, ato janë fiktive sepse personi është zgjedhur paraprakisht, shkruan ‘monitor’.

Blerja e një pune është një fenomen që është i përhapur në zonat urbane dhe rurale. Niveli i pagesës varet nga pozicioni dhe vlerësohet se shkon nga një minimum prej 2000 Euro deri në mbi 5000 Euro. Për zona si Tirana, Fieri, Vlora, pagesa janë edhe më të larta./Indeksionline

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here