Arbana, Anxhela, Iva në “Panairin e Librit”, shpërthen keq Kastro Zizo

0
143

Panairi i Librit këtë vit solli shumë emra të njohur si autorë të librave të tyre. Një situatë e tillë nuk i ka pëlqyer aspak Kastro Zizos, i cili e ka ironizuar prezantimin e këtyre personazheve me botimet përkatëse.

“Ka qenë dikur tregu muzikor si puna e gjetheve; shiteshin kur mbaronin mbarëzimin apo pjelljen…në verë kur vinin emigrantët dhe në dimër kur emigrantët kërkonin ngrohtësi. Të gjithë donin të blinin diçka dhe ajo ishte muzika e nxjerrë nëpër kaseta të prodhuara nëpër bodrume gjysmë bullgare. Kohët kanë evuoluar dhe tashmë jemi intelektualë!”, është kjo vetëm një pjesë e shkëputur nga shkrimi i Katstros, i cili ka vënë në dukje se tashmë të gjithë kanë mundësinë të nxjerrin një herë në vit një libër të tyrin.

“Ta gëzoni ‘Pazarin e Librit’! T’fala!”, ka përfunduar këngëtari, duke shprehur kështu qëndrimin e tij lidhur me përfaqësimin e figurave të showbizit, e jo vetëm, në Panairin e Librit këtë vit. Kujtojmë se ndër personazhe gjejmë emrin e Arbana Osmanit, Anxhela Martinit, Iva Tiços, Ornela Vorpsit, Blendi Fevziut, Elia Zaharias e Andi Bejtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here