Qytetari në mes të Sheshit Skënderbej: Jeni hajduta! Policia bashkiake e Veliajt ‘e zhduk’ në sekonda

0
63

Vazhdon terrori i policisë së Veliajt ndaj qytetarëve të thjeshtë… Teksa ‘armiq të përbetuar’ ka shpallur të moshuarit që shesin për të nxjerrë bukën e gojës, nuk ndalen as para qytetarëve të thjeshtë të cilëve tashmë i terrorizojnë që të mos të flasin.

Aksioni i Policisë Bashkiake së Kapllanit, i titulluar “Përndjekje për Agjitacion dhe Propagandë” ka patur ditën e sotme ‘viktimën’ e parë m’u në mes të Sheshit Skënderbej në sy të popullit.

Një qytetar i ulur në tezgat në shesh dhe duke ngritur lart Kushtetutën e Shqipërisë i bënte thirrje popullit që të mos votonin për politikanët hajdutë e të korruptuar, pasi nuk e njohin shtetin!

Zotëria i quajtur Sokol mori vëmendjen e shumë kalimtarëve të cilën ndaluan ta dëgjonin, teksa me shpejtësi në terren zbritën langonjtë e Veliajt të cilët tentuan ta shoqëronin në komisariat.

Pjesë nga debati

Sokoli: Unë nuk po shes, kam libër në çantë. Kam Kushtetutën e Shqipërisë hape dhe shikoje. Policia e Veliajt: Do vish ne komisariat. Nuk e hapim këtu. Pas tyre mbërriten edhe efektivë të Shqiponjave të cilët qëndruan aty duke parë ngjarjen.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, qytetarët nuk lejuan që Sokolin ta merrnin si të shoqëruar, por bashkiakët i vunë gjobë 5000 lekë të reja! Ata raportojnë për JOQ ALBANIA:

Ky eshte shteti qe u vendosin gjoba qytetareve sepse ka te drrejten e tij qe te flasi. Zoteria po fliste per politikanet. Ai si gjith te tjeret ishte ulur tek ata derrasat (tezgat)qe ka vene bashkia.

Ky polici bashkiak nuk i trregonte mjetin e identifikimit. Police budallenj, tamam per barcaleta. I thonte popullit qe mos votoni per kta hajduter.

Keta nuk e njohin shtetin. Donin ta shoqeronin ne komisarjat pa i trreguar mjetin e identifikimit qe ishte polic bashkiak ndersa shqiponjat erdhen edhe nejten kot edhe iken perseri pa vepruar.

Donin ta conin ne komisariat por nuk e lejuan njerëzit dhe i vunë gjobën 5000 leke, Sokol quhej zoteria. Qytetari del ne shesh per te drejtat e tij dhe policia bashkiake te veshur civile nuk e lejuan.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here