Aksident i rëndë në Kamëz/ Makina përplas 35-vjeçaren

0
55

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në bulevardin Blu, në Kamëz. Si pasojë e aksidentit, një këmbësore, rreth 35 vjeçe, ka ndërruar jetë. Mësohet se ajo është përplasur nga një automjet, që drejtohej nga një femër, e cila është shoqëruar në komisariat. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit fatal.

Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion Paraprak. Rreth orës 17:35 në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu” automjeti me drejtuese shtetasen B.D, ka përplasur këmbësoren P. A.,35 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, këmbësorja P. A ka ndërruar jetë. Shtetasja B. D është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here