Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po mbante fjalën e tij në Inagurimin e Stadiumit ‘Air Albania’, tifozë të shumtë dëgjohen teksa me thirrje në kor thërrisnin ‘Rama Ik’. Nga ana tjetër kryeministri Rama së bashku me presidentin e Federatës Armando Dukën dhe me Presidentin e UEFA-s, Ceferin, kanë inaguruar pllakatën e stadiumit të ri kombëtar pak minuta përpara se të fillojë sfida Shqipëri-Francë.