E dini sa vjeç mbush sot Renato Mekolli? E zbuloi vetë shefi i kuzhinës: Hera e fundit që… (FOTO)

0
293

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë speciale për të, ai ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto të tij ku shfaqet i buzëqeshur.

Madje Renato ka vendosur që të zbulojë edhe moshën e tij. Për të gjithë ata që ishin kuriozë dhe që ende nuk e dinin, Renato ka lindur më 19 nëntor të vitit 1982 dhe sot ka mbushur plot 37 vjeç.

Në postimin në “Instagram”, shefi i kuzhinës shprehet se kjo është hera e fundit që e tregon moshën e tij.

“37 Vjeç, 19/11/1982

Faleminderit familjen time dhe ty o zot për çdo gjë në jetën time !

Kam gjithçka kam dashur në këtë jetë,çfarë nuk kam akoma nuk e kam dashur shumë fort (Hera e fundit që them sa vjeç jam,nga ky moment jam vetëm 30 vjeç)

E di që më doni prandaj dhe komentet i keni të hapura sot ”, shkruan Renato krahas fotos, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra urime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here