E pafalshme/ Bale e feston kualifikimin në “Euro 2020” duke tallur Real Madrid

0
132

Gareth Bale pozoi duke qeshur, ndërsa kërcente me shokët e tij, me një flamur uellsian, me sloganin “Uells, Golf, Madrid. Me këtë renditje”. Ky ishte festimi i kualifikimit në finalet e Kampionatit Europian të vitit të ardhshëm.

Një mënyrë e plotë festimi si tallje e Real Madridit, të cilin e rendit të tretin në listën e prioriteteve të tija, pas kombëtares dhe sportit të preferuar, golfit.

Një goditje e rëndë publike për klubin e bardhë, i cili me siguri do të marrë masa. Futbollisti bënte si i dëmtuar në klubin e tij, kishte një muaj që nuk luante fare, ndërsa te kombëtarja u stërvit normalisht dhe luajti në kualifikueset e fundit të “Euro 2020”, ku edhe siguroi kualifikimin me Uellsin. Bale tha së fundi se përfaqësimi i Uellsit i jep më shumë gëzim sesa të luajturit për Real Madridin. Një deklaratë e fortë, që erdhi para ndeshjes së të martës me Hungarinë:

“Po, patjetër. Në kombëtare është si të luash me shokët e tu në park, një të diel. Unë kam qenë me shumicën e lojtarëve më të vjetër tek Uellsi që kur ishim nën-17 vjeç. Normalsht, ndihem më mirë me Uellsin, sepse flas gjuhën time. Pa dyshim, kam pak më shumë gëzim duke luajtur me Uellsin. Por, kjo nuk e ndryshon atë, që unë jap në fushë. Gjithmonë jap 100 për qind në fushë, kudo ku jam”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here