Digjet gjatë natës dy makina në Shkodër

0
87

Digjen gjatë natës dy makina të parkuara në afërsi të Kishës Franceskane në Shkodër.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, për shkaqe të dyshimta. Nga informacionet paraprake, raportohet se ka qenë fillimisht njëra prej automjeteve që ka shpërthyer në flakë, e më pas ka marrë edhe tjetra.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve të makinave, të cilat ende nuk dihen në pronësi të kujt janë. Sakaq, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here