Hapet votimi për 250 këngët më të mira në historinë e Eurovizionit

0
79

Sikur secilin fundvit, edhe kësaj here është hapur votimi për të zgjedhur 250 këngët më të mira në historinë e Eurovizionit.

Eurovizion – Eurovision Song Contest është ndër festivalet më të vjetra të muzikës në Evropë, duke mbledhur rreth vetes pjesëmarrës nga rreth 50 shtete.

Votuesit në internet mund të votojnë për këngët e tyre më të pëlqyera në 64 vite të festivalit të njohur ku merr pjesë Shqipëria, por ende jo Kosova.

Deri me 8 dhjetor, të gjithë ju mund të votoni për këngët tuaja të preferuara në linkun poshtë, ndërsa më pas bëhet e ditur edhe lista e këngëve që do të futen në 250 këngët më të mira të festivalit.

Vitin e kaluar, në mesin e 250 këngëve më të mira në historinë e Eurovizionit kishte edhe këngë nga përfaqësuesit shqiptarë: Eugent Bushpepa u radhit në vendin e 37-të, Rona Nishliu me këngën ‘Suus’ në vendin e 58-të, Elhaida Dani në pozitën e 92-të, Eneda Tarifa në vendin e 164-të, Hersi Matmuja në vendin 181, Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko në pozitën e 195 dhe Luiz Ejlli me këngën ‘Zjarr e ftohtë’ në vendin e 201-të, shkruan KultPlus.

Ky votim është komplet jashtë garës së Eurovizionit, pra nuk ka të bëjë asgjë me garën muzikore që vitin tjetër mbahet në Holandë. / KultPlus.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here