Tërmeti/ Shemben tre pallate në Thumanë, raportohet për viktima

0
392

Tre pallate raportohet se janë shembur në zonën e Thumanës si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tërmetit të regjistruar një orë më parë, me magnitudë 6.4 ballë.

Paraprakisht raportohet se nga shembja e pallateve në zonën e Thumanës ka disa viktima. Ky informacion mbetet ende i pakonfirmuar nga autoritetet, por banorët kanë njoftuar se dyshohet për më shumë se një viktimë.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe të ndihmuar nga disa banorë po punojnë për nxjerrjen e të plagosurve nga rrënojat.

Tërmeti e ka pasur epiqendrën 10 kilometra nga Shijaku, 9km në veri të Durrësit dhe 33km në perëndim të Tiranës. Lëkundjet e forta kanë zgjuar qytetarët në këto qytete të cilët kanë vërshuar në panik jashtë shtëpive.

Lajmi në përditësim…

Marre nga newsbomb.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here