Video/ Tentoi të ngjitej në skenë pa përdorur shkallët, rrëzohet Merkel

0
28

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është rrëzuar teksa po bëhej gati të ngjitej në skenë pranë foltores.

Mirëpo, gruaja e hekurt u përpoq ta kalonte me humor këtë situatë duke thënë: “Herën tjetër do të përdor shkallët”.

Merkel besoi se mund të ngjitej në skenë pa përdorur shkallët, por që në fund rezultoi se skena ishte shumë e lartë për të, duke e bërë që të humbiste për një çast ekuilibrin.

Kujtojmë se kancelarja gjermane gjatë muajve të fundit është detyruar në disa raste të qëndrojë e ulur gjatë këndimit të himnit, për shkak të problemeve shëndetësore.

  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here