Bes Kallaku surprizon Bebe Rexhën në Bubq, ja dhurata simbolike që i dhuroi

0
135

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka mbërritur në Bubq ku do të ndërtojë shtëpinë e familjes Daci, e cila është shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bebe ishte e shoqëruar nga aktori i humorit Bes Kallaku, ku nuk ka munguar edhe dhurata simbolike nga ky i fundit.

Aktori i njohur i ka dhuruar këngëtares së famshme një ‘hajmali’ të vjetër nga zona e Krujës, dhe i uroi që këngëtarja të mos shohë asgjë të keqe në jetë.

Këngëtarja e njohur u shpreh krenare për origjinën e saj ndërkohë që tha se do të ndjekë punimet e shtëpisë deri në fund që paratë e grumbulluara të mos abuzohen.

“Këkroj ndjesë por do flas në Anglisht. Është e vështirë të jesh këtu në Shqipëri në këtë kohë të vështirë. Zemra ime është e thyer me këtë situatë. Puna nuk do të mbarojë këtu, por do të ndjek nga afër punimet për banesën. Nuk do ta harroj asnjëherë prejardhjen time nga vij dhe ku jam rritur. Jam shumë e bekuar që të jem nga Shqipëria dhe të jem pjesë e këtij vendi.

 E dua vendin tim të origjinës. Ajo çfarë dua të them tani, është se ne të bëhemi bashkë dhe të ndihmojmë njëri tjetrin.”- u shpreh Bebe.

Këngëtarja shprehu ngushëllimet për viktimat, ndërkohë që tha “Zoti i çoftë në xhenet”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here