“Urdhëro bagëtinë tani”, inxhinieri i thotë nuk bëhen më ndërtesat, Rama i kthehet Lleshajt: Hë Sandër e sheh që ke ça shef?

0
12

Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në qytetin e Laçit, ku është shoqëruar me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Rama ka inspektuar disa nga godinat që sipas disa inxhinierëve të pranishëm ndërtesat nuk bëhen më pasi kanë shkatërrime strukturore.

“Janë ato pallatet e ‘liri demokraci ndërto se është begati”, e mbani mend atë shprehjen? Urdhëro begatinë tani. Edhe jam unë i keqi pastaj që prish. Këtu duhet bërë e gjitha nga e para është muhabet kot ky”.

“Hajde se nuk ka më ca të shohim andej”, tha ne nje moment ministri Lleshaj.

“Hajde nuk ka nuk ka, po prandaj jam udhëheqësi unë që të gjej shtegun aty ku s’ka. E shef që ke ca shef Sandër?”, iu drejtua ministrit Rama, teksa takoi një grua.

“Po mirë mbi përrua ka ndërtuar ky vëllai këtu? I ka hipur sipër përroit, vë dhe krevatin sipër edhe qejf o qejf. Tani duhen parë të gjitha historitë bashkë”.

Sandër Lleshaj: Ndërhyrja aty është mëse emergjente, sa herë bie shi aty bëhet nami.

Rama: Këta janë ata të Rama ik, imagjino të kisha ik unë kë do kishit tani.
Qytetari: Kryeministër të gjithë thonë Rama ik ne po themi Rama hajde tani”.

Rama: E di e di se ju ndërroi mendja juve tani. Nuk iki unë as sot as nesër.

Qytetari: “Dua të më tregoni a të fle as mos të fle. Nuk dua as të ha as të pi”

Rama: “Do durosh pak, sa fëmijë ke? Dy? Shko pyet gruan sa kollaj bëhen se ti e ke pasur kollaj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here