Tufa publikon dokumentin: Kreu i SPAK, Arben Kraja dënonte njerëz për moralin komunist

0
178

Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e komunizmit. Kështu u shpreh dje Agron Tufa që sot e ka përforcuar duke publikuar një dokument që (nëse rezulton i vertete) kompromenton reformën në drejtësi.

Në këtë dokument që mban datën 25 korrik 1990, hetuesi i asaj kohe Agim Kraja ka kërkuar të dënohet shtetasi Beniamin Bizi, “i cili bashke me persona te tjere kanë shkuar në qytetin e Tiranës ku kanë kryer veprime që bien në kundërshtim me normat e moralit komunist”.   

Tufa në facebook:

Ja pra “kryevepra” e kreut të sapozgjedhur të SPAK-ut, Arben Krajës, që të bënte gjëmën, po t’i prishje “moralin komunist”. Nga procesverbali i ndalimit të bashkëqytetarit të vet, shkodranit Beniamin Bizi… Dhe ky ortodoksalizëm fanatik, demonstrohet pasi kanë ikur jashtë 6000 qytetarë që shpërthyen ambasadat, me datën e dokumentit 27. 7. 1990! Ç’të thush më? Meqë deshët fakte…
Këtij ju thoni t’i besojmë!? Dhe mendoni: janë dashur mbi 3 vjet seleksionim, kontroll figure (veting) për të na nxjerrë këtë kristal të kulluar, llagarin e partisë!
Ndalemi me kaq, se ka më…

/abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here