“Është xheloze, ziheshim keq fare”, Olsi Bylyku tregon sherret me të dashurën: Shpatë ajo, shpatë edhe unë

0
246

Olsi Bylyku ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour” në Ora News, ku ka folur për karrierën e tij dhe jetën private.

Ai pati dhe mundësi që të imitonte në dashurën e tij Egli, nga momentet e ëmbla, për të cilat ai tha se duket “si beb”, te momentet kur ajo acarohet keq fare dhe bërtet.

Më pas aktori i humorit u pyet nëse e dashura e tij është xheloze, dhe ai tha se po, madje ka qenë më shumë, por sot jo dhe aq!

“Është (xheloze). Në fillim zgjaste sherri edhe 2-3 ditë keq fare. Shpatë ajo, shpatë unë, bazukë ajo, bazukë unë. Por tani kemi kaluar kohë dhe ka besim, e njeh tjetrin, e di cilat janë veset e tij, cilat nuk janë.

Unë nuk i kam pasur kurrë ves tradhtitë, se tradhtia është edhe punë vesi, personash që e kanë dhe sado të mundohesh ti, ai do ta bëjë”, u shpreh aktori.

Kujtojmë se Olsi tashmë i ka takuar familjarët e Eglit dhe lidhja e tyre është bërë shumë serioze.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here