I vendosin lëndë plasëse në zyrë, plagoset kryetari i bashkisë Lushnje

0
55

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Lushnjes. Kryetarit të bashkisë Lushnjë, Fatos Tushe i është vendosur lëndë plasëse në zyrë, paraprakisht dyshohet si granatë.

Fax News mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në orën 08:00 në momentin që Tushe ka hyrë në zyrë. Mësohet se nga shpërthimi është plagosur edhe sekretarja e kryetarit, Erisa Qalliu.

Bëhet e ditur se Tushe dhe Qalliu ndodhen në spitalin e Lushnjës jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të para policia dyshon se autori është Gëzim Saraçi, ish shofer i kryebashkiakut Fatos Tushe.

Nuk dihet se cili ka qenë mekanizmi i shpërthimit, por nga të dhënat paraprakë mësohet se shpërthimi ka ndodhur në zyrë.

(M.Q/Faxweb.al)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here